Anxhela Peristeri emocionoi dhe bëri krenarë gjithë shqiptarët mbrëmjen e sontme.
Në edicionin e sivjetmë të “Eurovision”, i cili erdhi pas një viti pauzë për shkak të pandemisë, Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela Peristeri.
Artistja ka prezantuar denjësisht shqiptarët mbrëmjen e sontme në Roterdam, ku u organizua nata e dytë gjysmëfinale.
Anxhela me këngën “Karma” arriti e para të kualifikohet në finalen e madhe të “Eurovision”, duke bërë që të shpërblehet puna që ka bërë gjithë këtë kohë për këtë paraqitje.
Këngëtari Ardit Çuni, i cili është bashkë me ekipin e Anxhelës në Roterdam, ka publikuar një video emocionuese nga momenti kur e kuptuan se Shqipëria është kualifikuar për finale.
“Nje nga momentet me emocionuese
Faleminderit @anxhelaperisteriofficial_ qe besove tek une dhe faleminderit SHQIPERIA per supportin qe na keni dhene sonte
Ju duam “, shkruan ai.
Ndryshe, përveç Anxhelës, në këtë mbrëmje në finale kaloi edhe Gjon Muharremaj, i cili përfaqëson Zvicrën në festival.
Mbrëmja finale e “Eurovision 2021”, mbahet të shtunën (22 maj).