ufta për vaksinat vijon të bëhet gjithnjë e më e fortë, kjo edhe për arsyen se shumë ekspertë vlerësojnë se vaksinimi kundër koronavirusit mund të kthehet në një ritual që do të bëhet çdo vit, ashtu si ka ndodhur më herët dhe me vaksinat kundër gripit.
Dhe për këtë arsye, Bashkimi Europian njofton se ka arritur një marrëveshje shumë të rëndësishme për furnizimin me vaksina për periudhën kohore 2021-2023.
Përmes një deklarate për shtyp, Komisioni Europian bën me dije se Brukseli ka arritur një akord me kompaninë Pfizer dhe BioNTech për furnizimin me 1.8 miliardë doza vaksinë për dy vitet e ardhshme.
Ndërkohë një lajm i mirë vjen dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila konfirmon se vaksinat janë efikase kundër të gjitha varianteve të virusit.