Ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje ne Gjilan, Nevzad Isufi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në degën e kësaj partie në Gjilan, duke filluar nga kryetari e deri tek pozita e asamblistit që ai mbanë.
Këtë e ka konfirmuar vet Isufi duke thënë se arsyet që kanë çuar deri në dorëheqje janë personale por jo vetëm personale dhe për këtë duhet të pyetet edhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Po, është e vërtetë, kam dhënë dorëheqje nga kryetari i degës së Vetëvendosjes në Gjilan. Arsyet i kanë strukturat e Lëvizjes. Ka arsye personale por nuk janë të vetme. Por, mund ta konfirmoj që kam dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat, prej kryetarit, anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm e deri tek asamblisti”, është shprehur Isufi, njofton klankosova.tv.
Ai, gjithashtu ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje do të vazhdojë të kontribuojë vetëm si anëtar i thjeshtë.