Rrahje në Prishtinë, plagoset një person

Si pasojë e përleshjes në Prishtinë, një person është plagosur.

Lajmi për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16 :00, kemi marrë informatën se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë,  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.