Mos-kualifikimi i Kroacisë në finalen e “Eurovision” ka nxitur reagime të shumta.
Të martën u mbajt nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision 2021” në Roterdam.
Me këtë rast, 10 shtete pjesëmarrëse siguruan biletën për natën finale të festivalit, por një konkurrente që u pa si fituese e mundshme e festivalit, u la jashtë finales.
Bëhet fjalë për Albinën, përfaqësuesen e Kroacisë, e cila nuk arriti të kualifikohet për finale.
Mos-kualifikimi i saj ka nxitur reagime të shumta në publik, madje u hap edhe një peticion që kërkon të dërgohet në finale Albina.
Pas shumë reagime, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, me anë të një postimi në Twitter, e uroi atë për performancën.
Ndryshe, nesër (e enjte) mbahet nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision”, ku do të interpretojë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri.
Ndërsa, finalja e madhe mbahet më 22 maj.