Përderisa mbrëmë u mbajt darka e liderëve të rajonit në Bruksel, atje edhe sot kanë vazhduar takimet.
Kësisoj, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është takuar sot me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.
Ai me anë të një postimi në Tëitter, ka thënë se temë diskutimi ishte pikërisht edhe çështja e dialogut.
“Nisa ditë me një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog, si dhe si të shtyjmë përpara agjendën evropiane në rajon dhe të forcojmë bashkëpunimin rajonal”, ka shkruar Lajçak.