Psiliumi do t’i japë padyshim një vlerë të shtuar kësaj buke të shëndetshme. Ju sugjerojmë të mos përtoni e t’ia bëni qejfin vetes
Përbërësit (për 10 porcione):
▪ 135 g patate të ëmbla të ziera,
▪ 4 vezë të plota,
▪ 90 g proteina whey,
▪ 75 g miell tërshëre,
▪ 15 g kokërrza psyllium,
▪ 1 lugë çaji kripë Himalaje,
▪ 1 lugë çaji sodë buke,
▪ 1,5 lugë rozmarinë të freskët të grirë imët.
Përgatitja:
Ngrohni furrën e shporetit në 180 gradë. Në tabaka vendosni letër për pjekje.
Të gjithë përbërësit, pos rozmarinës, qitni në enë dhe përzieni derisa të përftoni tretje të njëjtë.
Kur të përftoni tretjen, në të përzieni rozmarinën dhe përpiquni që ta shpërndani barabar nëpër tërë tretjen.
Brumin barteni në tabaka dhe jepni formën bukës sipas dëshirës.
Buka bëhet gati pas 25-30 minutave, përkatësisht kur të marrë koren e shndritshme të gështenjtë.
Nxirreni nga furra dhe lëreni që ftohet.
Gjethet e bimës psilium (lat. Psyllium – Plantago Ovata) janë fibra të patretshme, e në kombinim me jogurtin acidofolik, me njërin nga probiotikët më të mirë, mund të lehtësojë tretjen dhe t’ju shërojë nga kapsllëku.
Në fakt, ky kombinim nxit zbrazjen e lukthit, largon shtresat e tretjes së mbetur dhe ndihmon në zbrazjen e mikroflorës së zorrës.
Ndikon mirë edhe tek ata që kujdesen për shëndetin e zemrës dhe për ata që kanë telashe me kolesterol.
Ju bëftë mirë!