Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër sërish për të zhvilluar seancë.
Seanca e nesërme e cila parashihet të nis në ora 11:00 është vazhdim i seancës së jashtëzakonshme e cila u zhvillua dje.
Rendi i ditës për seancën e sotme:
- Prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës
Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.