Artistja e njohur, Ariana Grande, fshehtësisht është martuar me Dalton Gomez.
27-vjeçarja thuhet të ketë kurorëzuar dashurinë me martesë gjatë këtij vikendi, afër shtëpisë së saj në Montecito të Kalifornisë, shkruan Daily Mail.
“Ata janë martuar. Ka qenë dasmë e vogël, më pak se 20 persona”, është shprehur përfaqësuesi i Grande për People.
Ani pse shtëpia e bukuroshes është e rrethuar me emra shumë të njohur, një gjë e tillë nuk u bë e ditur.
Ndërkohë, edhe pse është raportuar se vendimi për fejesë të dyshes ishte i nxituar, çifti mezi kishin pritur të martoheshin.
Sipas E! padurimi i Grande dhe Gomez ka bërë që ceremonia të jetë më e shpejt dhe me pak persona.