Kurti sot në Bruksel, takohet për herë të parë me Vuçiqin!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti pritet që të ketë në Bruksel të ketë një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Takimi joformal, i ftuar nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, po vlerësohet pozitiv në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve.

Shefi i qeverisë kosovare do të zhvillojë për herë të parë takim me presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu deklaroi për Indeksonline se takimi nuk do t’i paraprijë rifillimit të dialogut.

“… por vetëm do t’i shërbejë komunikimit dhe diskutimit të të gjithë liderëve të rajonit me BE-në, për interesat e përbashkëta”.

“Me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrel, kryeministri Kurti sot do të marrë pjesë në darkën tradicionale në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor. Kjo darkë është mundësi e mirë për diskutim të përbashkët mbi zhvillimet në rajon, bashkëpunimin bileteral me BE-në dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor, në rastin tonë të Kosovës drejt integrimit evropian”, ka deklaruar ai.