Qendra Mjekësore e FSK-së është furnizuar me 100 respiratorë të rinjë, donacion nga shteti norvegjez.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka falënderuar Norvegjinë për ndihmën, duke shtuar se donacioni kap vlerën e 1 milion eurove.
“Kam nderin të pranoj donacion nga Norvegjia këtë donacion shumë të çmuar sidomos tani kur po përballemi me pandeminë Covid-19”.
“Falënderoj shtetin Norvegjisë, donacioni përfshin 100 respiratorë dhe përfshin vlerën rreth 1 milion euro duke përfshirë edhe trajnimin e stafit”.
“Do të kemi edhe kompetent tjera për mbështetje ushtarake e autoritete civile”.
I pyetur nëse këto pajise do të përdoren për të infektuarit me Covid-19 në QKUK Mehaj tha që në rast nevoje mund të ndodh një gjë e tillë, por që në parim ato janë për FSK-në.
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, ka garantuar se do të vazhdojë mbështetja për Kosovën në menaxhimin e pandemisë, raporton EO.
“Është mbështetje për FSK-në, ne do të ofrojmë edhe trajnime për FSK-në”.
“Faleminderit shumë për ftesën dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin më të ardhmen”, ka thënë ambasadori i Norvegjisë”.