Shpërndahen qytetarët, vendosen pengesa të metalit te “1 Tetori”

Qytetarët e grumbulluar për të marrë vaksinën anti-Covid në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë janë shpërndarë nga Policia e Kosovës.

Para sallës janë vendosur pengesa metali për të mbajtur rendin e pritjes së të interesuarve për tu vaksinuar.

Prezentë janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës në numër më ta madh se ditëve të tjera.

Mëngjesin e së premtes u shkaktua tollovi e radhë tëgjata të pritjes së personave mbi moshën 65 vjeçar për vaksinim, për çka u deshtë edhe intervenimi i Policisë.