Edhe analisti politik i afërt me VV-në, Rron Gjinovci ka reaguar për skenat e tmerrshme tek qendra e vaksinimit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë.
Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se po të ishte kryeministër, do të mbyllte ministrinë e Shëndetësisë.
Madje thotë se edhe do të kërkonte falje për shpenzimet e deritashme.
“Me kon un kryeministër, meniher e kisha mshelë Ministrinë e Shëndetësisë dhe kisha kërku falje për shpenzimet e deritashme”, ka shkruar Gjinovci.