Ish-këshilltari i Albin Kurti, Shkelzen Gashi ka reaguar për pamjet skandaloze sot tek qendra e vaksinimit në Prishtinë në sallën “1 Tetori”.
Me anë të një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se është i bindur që Zemaj do ta kishte menaxhuar më mirë këtë situatë.
“jam i bindun, madje thellë, që armend zemaj kishte me e menaxhu larg më mirë këtë situatë. Marre”, ka shkruajtur ai.
Në lidhje me pamjet e sotme tek qendra e vaksinimit në Prishtinë kanë reaguar edhe liderë opozitarë, duke fajësuar qeverinë për mosdije të organizimit të procesit të vaksinimit.