Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga ministria e Mbrojtjes.
Në komunikatë u tha po ashtu se të dy vlerësuan rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit si dhe koordinimit të ngushtë ndërinstitucional në përputhje me misionet, detyrat dhe fushëveprimin ligjor të dy institucioneve në shërbim të plotë të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit dhe interesave të saj.
Ndryshe, Petrit Ajeti, drejtor i AKI-së raportoi sot për herë të parë në Komision Parlamentar.