Veprimi i Harry Styles kur pranoi çmimin në “Brit Awards” irritoi shikuesit

Rrjeti shpërthen me akuza ndaj Harry Styles, që foli me theks amerikan kur pranoi çmimin për “Artistin më të mirë solo britanik”.

Harry Styles la fansat të hutuar në “Brit Awards 2021” të martën në mbrëmje ndërsa shikuesit pyetën pse ai kishte zhvilluar papritmas një ‘theks amerikan’, shkruan Daily Mail.

Ish-ylli i One Director, 27 vjeç, i cili kishte veshur një kostum kafe, pranoi trofeun për “Artistin më të mirë solo britanik”, për këngën e suksesshme “Watermelon Sugar”.

Megjithatë, gjatë fjalimit të tij të pranimit të çmimit, Harry, i cili u rrit në Cheshire, la fansat të shpërqendruar me theksin e tij ndërsa ata pretenduan se ai papritmas dukej amerikan.

Harry, i cili është në mes të filmimit të dramës “My Policeman”, tha “Faleminderit shumë, unë vazhdoj të jem i hutuar nga momente si ky dhe ato më bëjnë gjithnjë e më tepër mirënjohës për ta bërë këtë punë çdo ditë”.

“Jam vërtet i lumtur që jam këtu dhe jam krenar që festoj muzikën britanike sonte. Dua të falënderoj fansat e mi që janë kaq bujarë ndaj meje, gjithmonë dhe të gjithë në jetën time më qëndrojnë pranë. Faleminderit shumë, ju dua”, përfundoi artisti.

Ai falënderoi edhe stafin mjekësor të cilët po luftojnë tash e një vit me pandeminë COVID-19.

Por, fansat në Twitter ishin të shpejtë duke pyetur përse Harry po fliste me ‘theks amerikan’, ndërsa të tjerët theksuan se ylli sapo ka përfunduar xhirimet e filmit, andaj për këtë arsye vlerësuan se flet me theks amerikan.

Një komentues tha “Çfarë dreqin ishte theksi i Harry Styles? Prej kur është amerikan?”.

Një fanse shkroi “Nëna ime sapo pyeti pse Harry po fliste me një theks amerikan tek britanikët”.