Grupi “Little Mix” këtë herë pati gjithë vëmendjen në eventin e njohur.
Perrie Edwards, e Little Mix, 26 vjeçe, dhe Leigh-Anne Pinnock, 29 vjeçe, dukeshin rrezatuese ndërsa debutuan në tapetin e kuq të “Brit Awards 2021” me bark të rrumbullakosur bashkë me shoqen e tyre, Jade Thirlwall, 28 vjeçe, të martën, shkruan Daily Mail.
Treshja, të cilat shënuan natën e tyre të parë të çmimeve që kur Jesy Nelson u largua nga grupi, të gjitha të koordinuar me fustane joshëse të bardhë, ku dy nënat në pritje fokusuan barkun.
Mbrëmja siguroi edhe një arsye më shumë për festë për atë grup, pasi Little Mix fitoi çmimin për grupin më të mirë britanik, pasi kishin konkurrencë në kategoru dhe u siguruan që ta falënderonin Jesy Nelson kur ato pranuan çmimin.
Perrie dukej e bujshme ndërsa nxirrte në pah barkun e saj në një fustan të bardhë nga David Koma.
Ndërsa shtatzëna Leigh-Anne, e cila ishte e para që njoftoi se po pret fëmijën e saj të parë, zgjodhi një fustan gjysmë të tejdukshëm.
Duke u siguruar që të koordinohej me shoqet e saj të grupit, Jade gjithashtu veshi një fustan të bardhë me një dekolte elegante.
Grupi dukej se ishte në humor të mirë ndërsa u paraqit në tapetin e kuq dhe rrezatoi buzëqeshje të mëdha ndërsa tregonte barkun.