Tuna organizoi festë madhështore për zbulimin e gjinisë së foshnjës, mungoi Patrisi

Tuna kishte organizuar festë të madhe para lindjes së dajlit.

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu-Tuna, para pak ditësh është bërë nënë për herë të parë.

Artistja solli në jetë një djalë, të cilin e quajti Zen.

Tuna e kishte mbajtur shtatzëninë të fshehtë, duke evituar daljet publike, ndërsa befasoi të gjithë kur njoftoi se është bërë nënë.

Me anë të postimit të fundit, Tuna bëri të ditur se gjatë shtatzënisë kishte organizuar festë, për të zbuluar gjininë e foshnjës.

Ajo kishte zgjedhur një ambient të veçantë për këtë festë, duke e organizuar atë në aeroportin e Shkupit, teksa ngjyra që lëshohej nga aeroplani zbuloi gjininë e fëmijës.

Të gjitha dekoret që ishin bërë për atë ndejë përmbanin ngjyrat rozë dhe blu, teksa në aeroplan ngjyra blu tregoi se është djalë.

 

“Kronikat e shtatzënisë. Kthim në kohë tek ndeja e zbulimit të gjinisë së foshnjës. Ishte shumë argëtuese. 6 nëntor 2020”, ka shkruar ajo.

Një gjë që të bie në sy në atë video, ishte fakti që Patrisi mungoi në ndejë, ngase në asnjë pjesë të videos nuk përfshihet.

Kujtojmë se Tuna dhe Patrisi janë prindër edhe të një djali, i cili quhet Tian.