Stresi i trishtuar pasi mori lajmin për vrasjen e mikut të tij në Tiranë

Stresi ka reaguar pasi mori lajmin se i vdiq shoku i tij.

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën dje, Mehmet Qema, 27 vjeçar ka mbetur i vdekur nga një plumb që e goditi në zemër.

Qema njihej në shoqëri si Tallman, ndërsa kishte miq shumë prej emrave të njohur të estradës, me të cilët edhe është parë shpesh.

Mes tyre është edhe reperi Stresi, i cili reagoi i trishtuar pasi mori lajmin që humbi mikun e tij Tallman.

Ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një fotografi, në të cilën shfaqej krah tashmë të ndjerit, ndërsa e shoqëroi me disa emoji që tregon pikëllim dhe lutet për të.

Ndryshe, lidhur me ngjarjen janë shpallur në kërkim disa persona, mes tyre edhe Lim Hoti, ish-partner i Baby G.