Salla “1 Tetori” në Prishtinë po vijon të jetë e hapur për vaksinim.
Tash e gjashtë ka nisur vaksinimin me kontigjentin e dytë të vaksinës Pfizer ku deri më tani janë vaksinuar rreth 3 mijë e 700 persona teksa në nivel vendi janë vaksinuar 28 mijë persona.
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, tha se sot nga mëngjesi e deri tani janë vaksinuar 120 persona, ndërsa janë dy ekipe mjekësore që po kryejnë vaksinimin.
“Pjesa e personelit është prezent por jo në numrin që kemi pritur. Interesimi është i madh i grupmoshave mbi 70-vjeç për t’u vaksinuar, aktualisht ky kontingjent ka qenë në plan që të vaksinohet shërbimi mjekësor”, ka thënë ai.
Kujtojmë se kontigjenti i parë kishte vaksina të AstaZeneca.