15 vite personazh publik, ja si ka ndryshuar pamja e Kylie Jenner

Pas gati 15 vitesh në sytë e publikut, pamja e Kylie Jenner ka ndryshuar mjaft me kalimin e viteve, siç dëshmohet në fotot para dhe pas.

Më e reja nga fëmijët Kardashian-Jenner, Kylie ka shijuar të gjitha avantazhet e famës, por dhe kritikat nuk kanë munguar.

Në kohën kur Kylie ishte 17 vjeçe, qarkulluan zëra se ajo ka bërë ndërhyrje estetike në buzë. Pas kësaj, shumë komente të tilla janë bërë dhe për gjoksin dhe të pasmet e saj. Megjithatë, Kylie nuk ka ngurruar të tregojë ndërhyrjet që ka bërë.

Duke i quajtur buzët e saj të vogla një ‘pasiguri’ të saj, ajo vendosi t’i mbushë për t’u ndjerë më mirë me veten. Në fakt, linja e saj e bukurisë, Kylie Cosmetics, e nisur me Kylie Lip Kits, për pak e bëri atë miliardere!

Hidhini një sy foto galerisë më poshtë, për të parë transformimin e Kylie ndër vite teksa ajo rritej, për t’u bërë gruaja që shohim sot dhe madje nëna e një vajze, Stormit.