Alvaro Morte po përshëndetet me serialin e famshëm.
Seriali i famshëm i “Netflix”, La Casa de Papel po vjen drejt fundit, pasi kanë përfunduar xhirimet për sezonin e ri të tij.
Aktori kryesor i serialit, Alvaro Morte, i cili njihet për rolin e Profesorit, tregoi se tashmë kanë përfunduar xhirimet dhe do përshëndetet me këtë serial.
“Duke u larguar nga seti i ‘La Casa de Papel’ për herë të fundit. Fjalët janë të panevojshme. I jam mirënjohës fansave (të parëve), skuadrës së punës dhe Netflix. Dhe ty i dashur Profesor. Do më mungojë argëtimi me ty. Faleminderit”, shkruan ai.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, ende nuk ka një datë zyrtare të publikimit të serialit, por pritet të dalë në treg në gjatë verës së këtij viti.