Qeveria Kurti shqyrton sot masat kundër koronavirusit

Sot do të shqyrtohen masat në fuqi kundër koronavirusit.

Të njëjtat do të rishikohen në mbledhjen e qeverisë që do të mbahet me fillim prej orës 15:00.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverise 01/07 të datës 18.04 2021 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njërën prej pikave të mbledhjes së sotme.

E njëjta është vendosur si pikë e dytë e rendit të ditës, teksa e para do të jetë miratimi i programit qeverisës.

Në rend dite do të jenë gjithësej 10 pika.