Ai është ndër artistët me famë ndërkombëtare që fansat i ka të tejet mbështetës.
Fjala është për Ed Sheeran, i cili përherë sjell të reja për t’i mbajtur të azhurnuar ndjekësit e tij, shkruan Daily Mail.
Së fundmi për 30-vjeçarin është spekuluar se do të sjell projekte të reja, dhe jo një, por disa prej tyre.
Fansat e tij kanë nxitur spekulime në rrjete sociale se Ed do të sjellë këtë vit dy albume të reja.
Një gjë e tillë ka ardhur për shkak të një grafiku që është shpërndarë në Instagram, me inicialet që njihen nga ai.
Foto: Daily Mail
Ndërkohë theksojmë se Sheeran ka pasur një pauzë prej 18 muajsh në muzikë, teksa është bërë edhe baba për herë të parë.