Prokurori Isuf Sadiku e ka cilësuar rastin e Agonis Tetajt si vrasje e rëndë, në seancën e sotme gjyqësore.
Ky vendim u mor sot në seancën gjyqësore ku të pranishëm ishin edhe familja Tetajt.
Tetaj ishte qëlluar me armë zjarri nga Shaban Gogaj, djali i shefit të kompanisë ku punonte. Pamje nga momenti i vrasjes ishin publikuar edhe nga familja e viktimës, e edhe avokati i të pandehurit.
Familja kishte thënë se vrasja ishte e qëllimshme, e avokati e kishte cilësuar aksidentale.