Capital T reagon pas debatit të sotëm në parlament, pyet: Edhe sa?

Kuvendi i Kosovës sot (e enjte) është karakterizuar nga një situatë e tensionuar mes deputetëve.

Tensionimi i situatës erdhi si pasojë e deklaratave lidhur me Gjykatën Speciale të kryediplomates Donika Gërvalla, të komentuara më pas nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

E teksa sallën e lëshuan e deputetët e PDK-së dhe LDK-së, gjatë daljes nga seanca, ka vazhduar tensionimi i situatës, në veçanti mes deputetëve Hajdar Beqa dhe Besim Muzaqi.

 

Gjuha fyese e përdorur dhe niveli i ulët i debatit, ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

Një reagim për ngjarjen e sotme e ka bërë edhe reperi i njohu i estradës, Capital T.

Foto: Capital T/InstaStory

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, ka rishpërndarë në Instagram videon e Telegrafit ku tregohet momenti i përplasjes mes deputetëve, teksa e ka komentuar me titullin “Edhe sa?”.

Ai e ka shoqëruar postimin me një emoji zhgënjyese, duke treguar kështu se ndjehet i zhgënjyer nga gjuha e përdorur nga të zgjedhurit e popullit në Kuvendin e Kosovës.