Vazhdon seanca në Kuvend, mungon opozita

Ka vazhduar seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, e cila është ndërprerë për disa orë shkaku i largimit të opozitës nga salla.

Pasi ka rifilluar seanca, në sallën e Kuvendin janë parë vetëm deputetët e partive në pushtet, por kanë munguar deputetët e opozitës.

Në Kuvend aktualisht janë 61 deputetë.