Kur bëhet fjalë për flokët, Kylie Jenner shkon me guxim atje ku disa të tjerë nuk do të guxonin.
Ajo ka provuar prerjen e flokëve të Rachel Green, personazhit të Friends, e deri te flokët e njëjta me ato të sirenës Ariel.
E prerë dhe e ngjyrosur në mënyrë të përsosur, ajo ka provuar gjithçka. Kohët e fundit ajo provoi shtresat ikonike të viteve ’90 , duke na dhënë të gjithëve një dozë të energjisë Clueless.
Por së fundmi, ajo postoi një imazh të vetëm me titull “diçka po vjen”.
Në fotografi, flokët e saj janë të zeza me shkëlqim. Me përjashtim, natyrisht, Kylie shkoi një hap më tej, duke zgjedhur një pamje asimetrike të ballukeve.
E shoqëruar me rroba ngjyrë rozë, ajo duket thjesht ikonike.