George Clooney në 60 vjetorin e lindjes: Nuk jam i emocionuar, por është më mirë sesa të jesh i vdekur

Një super yll si George Clooney është gati për t’u plakur. Por për këtë gjë duket se nuk po ndihet mirë.

“Nuk jam i kënaqur për këtë, por është më mirë sesa të jesh i vdekur” tha aktori për Entertainment Online në 60 vjetorin e lindjes.

Ai ishte votuar si “Njeriu më seksi” dy herë dhe ende cilësohet si njëri nga yjet më të njohur të Hollywood-it.

Sipas OK! Magazine, aktori do të donte të festonte me miqtë e tij të vjetër të pijshëm, duke përfshirë burrin e Cindy Crawford, Rande Gerber (59). Ai donte një "festë ditëlindjeje të lagur me alkool në një zonë ekzotike", tha një person i brendshëm.

Para se të fillonte karrierën ai kishte shitur këpucë për gra dhe kostume, kishte shitur duhan dhe kishte jetuar tek një shok kur kishte filluar karrierën e tij të aktrimit në LA.

Fama e tij erdhi me rolin e pediatrit Dr.Doug Ross në serialin “Dhoma e urgjencës”.

Prej atëherë ai kishte zhvilluar karrierën e tij duke shfaqur me role të ndryshme në seriale si “”Friends” dhe reklama të ndryshme.

Clooney nuk është vetëm i suksesshëm por edhe qesharak. Thëniet e tij janë legjendare.

Wie sich das Geburtstagskind entscheidet, ist unklar. Wichtig ist, dass George seinen runden Ehrentag richtig geniessen kann.

Shtatë thëniet e tij të mençurisë për plakjen, fëmijët dhe industrinë e filmit.

  1. Edhe një njeri si George Clooney e dëgjon babanë e tij derisa thotë: Babai më dha këshillat më të mira të jetës time. Ai më tha ‘ Çfarëdo që të besh në asnjë mënyrë nuk të lejohet të zgjohesh 65 vjecar dhe të mendosh për atë që ke humbur”.
  2. 2. Aktori tashmë ka folur në intervista të shumta për plakjen në industri: Plakja në ekran nuk është për zemrën e dobët.
  3. Veçanërisht në një nga filmat e tij e zbuloi një ngjarje shtypi: Për hir të qiellit, kush është djali i vjetër me flokë gri?
  4. Clooney nuk i mungonte kurrë vetëbesimi. Në një intervistë ai tha: une duhej të ndaloja së shkuari në audicone dhe të mendoja  Oh, shpresoj që ata do të më pëlqejnë mua.
  5. Ylli i Hollywood-it qëllimisht e mban larg vëmendjes jetën e tij private. “Unë nuk dua të ndaj detaje nga jeta ime private, nuk do të ishte private nëse do ta ndaja atë”, tha George për Buiness Insider.
  6. “Ne i armatosëm ata me një gjuhë”, bën shaka aktori. Arsyeja: Binjakët e tij janë rritur në shumë gjuhë dhe flasin rrjedhshëm italishten, por problem është se unë nuk flas italisht por as gruaja ime.
  7. Dhe së fundmi ai dëshmon se burrat e Hollivudit me të vërtetë e kanë më mirë se gratë. Unë i dua flokët dhe rrudhat e mia. Më pëlqen fakto që fytyra ime ka shumë bukuri sesa kur isha në vitet e njëzeta apo të tridhjeta. Pra, për mua nuk ka botoks./Indeksonline/
Clooney nuk është duke pritur veçanërisht për ditën e tij të veçantë. "Unë nuk jam i entuziazmuar për këtë, por është më mirë sesa të jesh i vdekur", bën shaka ai në një intervistë për Entertainment Tonight.