Nis takimi i ministres Gërvalla me kryediplomatin kroat

Ka filluar takimi i ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla me homologun e saj kroat, Gordan Grlic Radman.

Takimi në mes Gërvallës dhe kryediplomatit kroat pritet të zgjasë rreth një orë, ndërsa më pas parashihet të ketë edhe një konferencë për media.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë ka ardhur sot në Kosovë për një vizitë zyrtare derisa pritet që sot të zhvillojë takime edhe me presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ndryshe vizita e kryediplomatit kroat në Kosovë po bëhet pikërisht në një fazë kohore kur Kroacia ishte tejet e përmendur.

Shteti kroat ishte në mesin e shteteve të përmendura për mundësinë e ofrimit të garancisë për ish-krerët e UÇK-së të cilët gjenden në Hagë.

Edhe pse një gjë e tillë tashmë është mohuar nga përfaqësuesit shtetëror kroat, mbetet të shihet nëse Radman do të flasë rreth kësaj çështje.