Të fjeturit pa jastëk mund të duket e pakëndshme në fillim, por shëndeti juaj mund të përfitojë në shumë mënyra. Ju jo vetëm do të shpëtoni nga dhimbjet e shpinës dhe do të zgjoheni me energji, por edhe lëkura juaj e fytyrës do të përmirësohet.
- Largon rrudhat
Nuk është vetëm mungesa e gjumit që ju bën me rrudha, por edhe jastëku ndikon në plakjen tuaj. Shumica e jastëkëve janë të bëra prej pambuku, që shkakton fërkime kundër lëkurës tuaj, duke çuar në rrudha, pasi lëkurë i mungon lagështia.
- Zbutë lëkurën
Trupi juaj duhet të jetë i hidratuar që të ndihet mirë. Jastëkët prej pambuku e dëmtojnë lëkurën tuaj nga lagështia.
- Parandalon acarimin e lëkurës
Nëse keni një lëkurë të ndjeshme, fjetja në një jastëk pambuku mund të mos jetë zgjedhja më e mirë. Pambuku është shumë i ashpër në lëkurë dhe fërkimi prej tij mund të irritojë lëkurën, duke përkeqësuar gjendjen e saj.
- Lëkura rikuperohet shpejtë
Kur jeni duke fjetur, i gjithë trupi juaj kalon në modalitetin e rikuperimit dhe është koha që lëkura juaj të riparohet vetë. Jastëku grumbullon vajra dhe mbetje grimi nga fytyra juaj.