JLo mahniti të gjithë me paraqitjen në “Global Citizen Vax”.
JLi i mahniti fansat në një seri veshjesh ndërsa interpretoi në koncertin e bamirësisë Global Citizen “Vax Live” të dielën në mbrëmj, shkruan The Sun.
Këngëtarja, 51 vjeçe, tregoi linjat e saj të famshme me një rroba shumëngjyrëshe, ndërsa performante hitet e saj në stadiumin SoFi në Los Angeles.
JLo, e cila u nda së fundi nga ARod pas katër vitesh, kostumin shumëngjyrësh e kombinoi me një palë çizme lëkure.
Nëna e dy fëmijëve, befasoi fansat duke sjellë nënën e saj të dashur Guadalupe Rodriguez në skenë dhe duke kënduar me të hitin Sweet Caroline të Neil Diamond.
“Le ta këndojmë si një ninullë dhe le të ndihmojmë,” i tha JLo audiencës, para se t’i thoshte Guadalupe: “Këndojeni ashtu si më këndonit më parë”.
JLo ishte midis disa emrave të famshëm që performuan në Vax Live, përfshirë J Balvin dhe Foo Fighters.
Ngjarja, e cila u organizua nga Selena Gomez, u mbajt për të bërë presion mbi udhëheqësit botërorë për të siguruar shpërndarje të drejtë të vaksinës COVID-19.
JLo dhe ARod konfirmuan muajin e kaluar se ata kanë ndërprerë fejesën e tyre dhe janë “më mirë si miq”.
Ata thanë në një deklaratë: “Ne e kemi kuptuar se jemi më të mirë si miq dhe presim të mbetemi të tillë”.