Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të bëra më herët gjatë ditës nga kreu i demokratëve Lulzim Basha.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se energjitë tashmë mazhoranca do t’i harxhojë vetëm për triumfin e vendit.
Kreu i qeverisë shprehet se humbësit fokusohen tek fituesit, por shton ai, mandati i tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ai thekson edhe një herë se dora e qeverisë do të jetë e shtrirë dhe ftesa e tyre vijon të jetë e hapur.
Kujtojmë se kryetari i PD, Lulzim Basha duke folur për mediat i quajti edhe një herë zgjedhjet një masakër zgjedhore. Ai shtoi se PD po vazhdon mbledhjen e fakteve të asaj, që sipas tij, që ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit.