Gjëra që ndikojnë në pjellorinë tuaj më shumë nga ç’mendoni

Gjatë adoleshencës një pjesë e mirë e mendimeve shkojnë për shmangien e shtatzënisë gjatë jetës seksuale. Teksa rriteni, ndodh e kundërta. Ju mund të doni të keni një fëmijë. Eshtë e rëndësishme të dihet se ka faktorë të caktuar që ndikojnë në uljen e pjellorisë dhe e mira është të dihen.

Ushqime të shëndetshme

 

Kur bëhet fjala për ushqime të shëndetshme është e këshillueshme që të reduktoni përdorimin e tyre dhe jo t’i eleminoni:

1/ Mishi i kuq – ka një nivel të lartë të yndyrnave të ngopura, përpiquni më mirë ta merrni hekurin nga burime të tjera.

2/ Produkte të qumështit – janë të pasura me yndyrna të ngopura dhe kur përdoren me tepricë mund të ndikojnë për keq në membranën qelizore dhe në riprodhim.

3/ Vezët – Konsiderohen me shumë acid, nëse doni të neutralizoni duhet të reduktoni përdorimin e tyre.

4/ Tërshëra, thekra, elbi dhe gruri- mund të shkaktojnë acarim e cila mund të ndikojë tek insulina dhe studimet tregojnë se ajo është e lidhur drejtpërdrejtë me pjellorinë.

5/ Peshqit e mëdhenj

Ushqime të pashëndetshme

Të gjitha dyshimet për problemet me të qenurit shtatzanë vijnë kur ka ushqime me nivel të lartë të aciditetit dhe me nivele ushqyese të ulëta. Këto janë disa prej tyre:

6/ Ushqimet me sheqer

7/ Ushqimet e djegura

8/ Ushqimet e përpunuara

9/ Ushqimet e skuqura

10/ Ushqimet me shumë yndyrna

Enët e gatimit dhe shërbimit

11/ Mbështjellëset e aluminit- Ushqimi, veçanërisht ato ushqime që përmbajnë ushqim me acid siç janë agrumet, mund të reagojnë ndaj mbështjelljes gjatë procesit të ngrohjes dhe përthithin disa nga toksinat e këtyre përmbajtjeve.

12/ Mikrovala- Gatimi në temperatura të ulëta të recetave tuaja ju lejon që të parandaloni krijimin e radikaleve të lira. Për pjekjen, vlimin dhe skuqjen e produkteve përpiquni të shmangni mikrovalën.

Dëmi i shkaktuar në këtë rast nuk është i përhershëm, por vetëm për periudhëm që ekspozoheni ndaj saj. Për të qenë gati për të ngjizur një fmëijë, këshillohet heqja dorë nga mikrovala për një periudhë 3 mujore si për meshkujt edhe femrat.

Historiku që keni me pilulat e emergjencës

Janë mënyra më e mirë për të ndaluar një shtatzëni të padëshiruar, por jo të gjitha opsionet e pilulave të emergjencës janë njësoj. Nëse e merrni përmes injeksionit, mund të jetë më e vështirë për ju të mbeteni shtatzënë në një moment të dytë. Shumica e pilulave ndalojnë ovulimin dhe trashin muret e mitrës për të ndaluar kalimin e spermës.

Mbathjet e partnerit tënd

Xhinset dhe mbathjet e ngushta s’duhet të jenë opsion për të.

Stresi

Stresi është i vështirë për t’u shmangur, por mënyra sesi e menaxhoni atë është diçka shumë e rëndësishme. Një nga këshillat që japin më shumë gjinekologët është të reduktoni stresin që lidhet me mendimin për një shtatzëni të afërt. Flini herët, kryeni marrëdhënie për arsye që nuk kanë si qëllim primar shtatzëninë, bëni ushtrime relaksuese, flisni me një terapist.