Një shtëpi në Malishevë është përfshirë nga zjarri ditën e diel. Në përdhesen e kësaj shtëpie gjendet furra e bukës e cila dyshohet të jetë shkaktare për zjarrin.
Djali i pronarit të shtëpisë, duke u përpjekur të shuajë zjarrin ka pësuar lëndime trupore i cili më pas është detyruar të marrë tretman mjekësor.
Sipas pronarit, shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i furrës ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë dhe zjarrfikësit te cilët kane lokalizuar zjarrin.