Meghan Markle dhe Princi Harry uruan privatisht Princin William dhe Kate Middleton për 10 vjetorin e martesës

Meghan Markle dhe Princi Harry nuk lejuan që një dramë e vogël familjare t’i ndalonte ata të uronin Princin William dhe Kate Middleton në dhjetë vjetorin e tyre të martesës.

Çifti privatisht uruan Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit për një dekadë të arritur së bashku, përkundër polemikave të fundit.

William, 38 vjeçar dhe Middleton, 39 vjeçare, ndanë fotografitë duke përkujtuar përvjetorin e tyre të enjten dhe dyshja duken shumë të gatshëm për të nisur një dekadë tjetër së bashku.

Princi William dhe Kate Middleton (Foto: Reuters)

Në imazhet të cilat u shkrepën nga fotografi Chris Floyd në Pallatin Kensington në fillim të kësaj jave, çifti dukeshin shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Kate kishte veshur rroba të ngjashme gjatë turneut mbretëror të çiftit në 2019, sipas Page Six.

Nga ana e tij, William u shfaq me një triko të thjeshtë, këmishë me jakë dhe pantallona.

 

William dhe Kate u martuan në Westminster Abbey në prill 2011 dhe që nga ajo kohë kanë mirëpritur tre fëmijë: Princi George, 7 vjeç, Princesha Charlotte, e cila mbush 6 të dielën dhe Princi Louis, 3 vjeç.

Harry ndërkohë ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuar pas më shumë se një viti në varrimin e gjyshit të tij, Princit Filip.

Princi William dhe Princi Harry (Foto: Getty Images)

Ai së bashku me bashkëshorten e tij, Meghan Markle u larguan nga jeta mbretërore në mars të 2020.