Ajo nuk i shmanget eksperimenteve me pamjen e saj.
Kim Kardashian i dha jetës si bionde një provë sot, duke dokumentuar përvojën në Instastory e saj, shkruan Daily Mail.
Superylli 40-vjeçar zbardhi të dy vetullat dhe u shfaq bjonde në kamera, vetëm për të vendosur menjëherë të kthehej në një zeshkane.
Kim postoi një selfie në Instastory, e cila ishte në karrigen e flokëve dhe grimit me një pastë të bardhë që mbulonte të dy vetullat e saj.
“Pra, janë vërtet të lezetshme, vetullat e mia të zbardhura. Po më pëlqejnë. Mezi pres të ju tregoj pamjen përfundimtare!”, u shpreh Kim.
Menjëherë pas kësaj ajo u shfaq në Instastory me një model flokësh bionde të lëshuar mbi shpatulla.
Ylli i realitetit televiziv i njohur globalisht pozoi për kamerën duke treguar pamjen e saj të fundit.
Sidoqoftë jo 10 minuta më vonë ajo postoi një selfie në pasqyre në të cilën shihej me flokë të gjatë të zinj dhe një bluzë ngjyrë kremi.