Dy persona e bëjnë për spital një tjetër në Kllokot

Dy persona pas një mosmarrëveshje me një person tjetër e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në kokë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:30 në fshatin “Mogillë”, të Kllokotit.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore në spitalin e Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në kokë. Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore në spitalin e Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.