Shoqërohet me luksin dhe fuqinë: Kjo është ngjyra më e popullarizuar e sezonit të pranverës!

Disenjatorët thonë se kjo pranverë është e paimagjinueshme pa një nuancë të ngjyrës së gjelbër.

Do të dominojë skenën e modës dhe çdo femër me stil duhet të ketë të paktën një rrobë në këtë ngjyrë.

Pavarësisht nëse jeni bionde apo e zeshkane, kjo ngjyrë do t’ju përshtatet në mënyrë të përsosur.

 

Përveç kësaj, lehtë kombinohet, kështu që kemi mjaft arsye për t’i dhënë asaj një shans.

Në muajt e fundit, disenjatorët kryesorë të modës kanë treguar gjithashtu dashurinë e tyre për jeshilen e ndezur, duke i pasuruar koleksionet e tyre me ngjyrën e njohur për sezonin aktual pranverë/verë 2021.

Ne do të kemi rastin t’i shohim pothuajse të gjitha pjesët e veshjeve në këtë ngjyrë, nga pantallonat dhe këpucët deri tek aksesorët.

Nëse nuk e keni tashmë, është koha të siguroni një pjesë veshjeje në këtë nuancë interesante.