Mbledhet sot Qeveria, këto janë pikat e rendit të ditës

Qeveria e Kosovës pritet të mbaj mbledhjen e saj të radhës gjatë ditës së sotme, ndërsa IndeskOnline ka mësuar se në këtë mbledhje do të diskutohet për disa çështje në tri pika të rendit të ditës.

Pika e parë ka të bëj më shqyrtimin e Projekt-rregullores për Përcaktimin e Procedurës për Pranimin dhe Trajtimin e Rasteve të Sinjalizimit (MD).

Ndërsa pikë tjetër do të edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, ndaj 35 zyrtarëve dhe 2 entiteteve të Mianmarit/Birmanisë, të përfshirë në abuzime dhe shkelje të rënda, të të drejtave të njeriut, në Mianmar/Birmani.

Po ashtu pikë tjetër e rendit të ditës do të edhe  shqyrtimi i raportit tremujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për periudhën 1 janar-31 mars 2021.