Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, rreth një muaj më parë u bë nënë për herë të parë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek Jakub Kindl, mirëpritën një djalë që e pagëzuan me emrin Sky Blue.
Vetëm pak javë pas lindjes, biondja përmes disa postimeve që ka publikuar në rrjete sociale ka bërë të ditur se është rikthyer në palestër.
Kjo pasi ka qenë shumë aktive dhe thuajse të shumtën e kohës e ka kaluar duke bërë aktivitete fizike.
“Jam kthyer sërish”, ka qenë përshkrimi i njërës prej imazheve që ka ndarë në InstaStory.
Artistja e njohur shfaqet në formë të mirë, përkundër se ka pak kohë që nga lindja e fëmijës.
Afërdita dhe Jakub prej shumë vitesh janë bashkë, ndërsa kurorëzuan dashurinë me martesë në qershor të 2019.