Melisa Lleshi ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Artistja, e cila ka pak muaj që ka debutuar në tregun muzikor shqiptar, ka sjell këngën e dytë me radhë.
“Leje” mban titullin projekti, të cilin njëherësh e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Melisa Lleshi (Foto: YouTube)
Muzikën dhe tektin e ka shkruar Irkenc Hyka, kurse për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur JoJo.
Klipi ndërkohë i është besuar produksionit Imagine Films.
Melisa Lleshi (Foto: YouTube)
Duhet theksuar se Melisa është bërë e njohur nga formati “Përputhen”, tashmë një emision i popullarizuar në Shqipëri.
Protagonist i videoklipit është edhe Andi Shehu, i cili po ashtu ishte pjesë e emisionit të lartpërmendur.