Dora e djathtë e Adem Jasharit: Këto janë gjashtë faktet për dëshmorin Ilaz Kodra

Sot bëhen 22 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ka qenë pjesë e celulave të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës i të gjitha luftërave në Drenicë dhe rrethinë.

Këto janë 6 fakte nga jeta e tij:

Shërbimin e detyrueshëm ushtarak në armatën jugosllave e ka kryer në Slloveni, shkruan metro.

Me qëllim për të vepruar së bashku, Adem Jashari, Hamëz Jashari, Ilaz Kodra dhe shumë bashkëmendimtarë të tyre kanë formuar bërthamën e parë të njësitit të armatosur, të njohur fillimisht si Ushtria e Kosovës, e cila disa vite më vonë do të quhej: Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Bashkë me Adem Jasharin në vitin 1991 kishin kaluar kufirin edhe ishin futur ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për t’u stërvitur dhe për t’u armatosur.

Stërvitja e Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së, Ilaz Kodrës, Zahir Pajazitit dhe shumë të tjerëve, edhe pse ishte mbajtur top sekret shtetëror, qysh gjatë asaj kohe e kishte zbuluar shërbimi sekret serb, përmes informatorëve të vet në Tiranë, në mërgatë dhe në Kosovë.

Ilazi ka qenë i martuar më Kimetën dhe ka lënë vajzat: Sumenë dhe Krenaren. Ai ka lënë edhe vëllezërit nga babai, Sejdiun dhe Avniun, si dhe motrën, Fazilen. (A. Q.)

Në mëngjes herët, rreth orës 5.30 fillon breshëria e sulmit nga forcat armike, të cilat kishin rrethuar vendi në formë patkoi. Ilaz Kodra, në luftë ballë për ballë kundër forcave serbe, bie në altarin e lirisë më 30 prill të vitit 1999, në fshatin Shtuticë.