Sonila Mehmeti, nxënësja nga Podujeva që ishte raportuar e zhdukur është gjetur mbrëmë vonë.
Këtë e ka bërë të ditur edhe Ridvan Tahiri nga Grupi i Vullnetarëve të kërkimit të personave të humbur.
Ai në grupin “Netëork Prishtina”, në shpalljen për humbjen e Mehmetit, ka thënë se ajo është gjetur me sukses.
Vogëlushja nga Podujeva raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.