Willow Smith foli rreth të qenit poliamor në episodin e 28 prillit të “Red Table Talk”, tryeza ku ajo, mamaja e saj, Jada Pinkett Smith dhe gjyshja, diskutojnë rreth çështjeve të ndryshme.
“Me poliamory, ndjej se themeli për lirinë është të krijoni një stil marrëdhënieje që funksionon për ju. Jo thjesht të futesh në një marrëdhënie monogami sepse kjo është ajo që po bëjnë të gjithë.”
Poliamory – nënkupton krijimin e një marrëdhënieje emocionale, të hapur romantike me disa njerëz në të njëjtën kohë.
Mamaja e 20-vjeçares, Jada, tha se “gjithçka shkon mirë, përsa kohë qëllimet janë të qarta.”
“Shumica e njerëzve janë duke praktikuar monogami sepse mendojnë se nuk kanë zgjidhje tjetër. Ndërkohë që shumë njerëz vazhdojnë t’i bëjnë marrëdhëniet ‘poliamorike’ – por në mënyrën më të ndyrë dhe më pak etike, me *tradhti*. Kjo është edhe një nga arsyet kryesore pse ndodhin divorcet.”
Smith thotë se dëshiron të rrëzojë një mit të zakonshëm në lidhje me poliamory-n: Faktin që njerëzit mendojnë se kjo ka të bëjë vetëm me seksin.
“Një nga arsyet pse unë isha e interesuar për një lidhje ‘poli’ (me shumë), është pikërisht sepse u njoha me të nga një lente joseksuale. Madje, në grupin e miqve të mi, jam personi që bëj më pak seks nga të gjithë.”
Në vitin 2019, Willow tha se beson tek poligamia – marrëdhënia romantike/martesa me më shumë se dy njerëz.
“Mendoj se, dhe ky është thjesht mendimi im personal, se monogamia ju pengon të mësoni dhe të evoloni përtej atyre ndjenjave të pasigurisë. Unë padyshim që do të dëshiroja një burrë, një grua. Ndjej se mund të isha besnike me dy njerëz” – duke treguar se ajo beson se mund të jetë besnike ndaj dy personave në të njëjtën kohë.
Ndërkohë, në prill të këtij viti, Jada Pinkett dhe e bija, të dyja pranuan se tërhiqen seksualisht edhe nga gratë dhe madje kanë rënë në dashuri me një grua.