Çantat e kashtës, të pashmangshme gjatë ditëve të nxehta

Ka diçka kaq klasike tek çantat e kashtës! Sapo i sheh të kujtojnë ndjesinë e verës, ditëve të gjata, veshjeve të freskëta dhe elegante dhe sigurisht detin.

Prej disa vitesh çantat e kashtës janë rikthyer fuqishëm dhe duket se nuk kanë ndërmend të dalin nga moda tani shpejt.

Përkundrazi, këtë verë mund ta kaloni nga fillimi gjer në fund vetëm me një çantë kashte. Duken të shtrenjta, të strukturuara, kombinohen lehtë si në qytet ashtu edhe në plazh dhe përveç kësaj, ka opsione për të gjithë.

Nëse ende nuk e keni gjetur çantën tuaj të plazhit, hidhini një sy modeleve të këtij sezoni dhe zgjidhni të preferuarën tuaj.

1. E strukturuar mirë. Mbahet lehtësisht në dorë dhe ka vend për gjithçka. Imagjinojeni me një fustan gjer në fund të këmbëve…

2. Forma rrethore e çantave të kashtës është përsëri IN këtë vit.

3. Detajet jeshile të lëkurës, kombinuar me kashtën e bëjnë këtë çantë të mos ngjajë me asgjë tjetër. 10/10 blerje e zgjuar!

4. Nëse një çantë kashte e hapur ju shqetëson, ky model është ai që ju duhet.

5. Një tjetër version perfekt për pushime.

6. E verdhë + kashtë + formë kove. Tre elementë që keni dëgjuar/parë më shumë në Instagram së fundmi.

7. Praktike, pranverore dhe shumë elegante për pasditet e gjata të verës.