Aktorja ka vendosu t’i tregoj botës se si duket kur ajo po merr ca kohë për kujdesin ndaj vetes.
Në foton e postuar në Instagram ajo ka shkruar: “Ditë pushimi, kujdesi për veten” ndërsa pozon duke pushuar me fytyrë të freskët, pa grim dhe flokë të tërhequr të siguruar në vend me një shirit koke.
Lëkura e saj duket e përsosur – me shkëlqim, me skuqjen e dikujt që sapo ka bërë një maskë fytyre.
Paraqitja vjen pasi Ashley u kthye në Instagram përsëri në fund të muajit mars për të bërë një deklaratë përçarëse rreth popullaritetit të mbushësve kozmetik, duke përdorur një filtër që duket se imiton efektin e mbushësve të buzëve.
Ajo gjithashtu ka ndarë fotografi pas stërvitjes në të kaluarën – ndoshta kjo do të thotë se ajo ka filluar përpjekjen e saj për të sjellë një dozë më të madhe realiteti te ndjekësit.