Heidi Lushtaku tregon figurën e saj të përsosur në të brendshme

Modelja e njohur ka treguar fizikun e saj perfekt.

Përmes disa imazheve të publikuara në të brendshme me ngjyrë të kaltër, ajo ka thënë se ndihet perfekt në trupin e saj.

“DUAJENI VETEN TUAJ. E përsosur në trupin tim të papërsosur. I freskët”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografive derisa nuk i munguan komentet e shumta pozitive.

Heidi ka zgjedhur të postojë gjashtë imazhe në Instagramin e saj ku shihet se ka pozuar në një ambient komod dhe në njërën nga fotografitë mbanë një filxhan në duar.

Theksojmë, se e veçantë e këtyre imazheve është paraqitja e saj pa makijazh dhe pa ndonjë efekt për të rregulluar fotografitë.