Oriola duket mahnitëse teksa pozon me veshje tradicionale në fotosesionin e ri

Oriola u bë nuse për setin e ri fotografik.

Oriola Marashi si brenda ashtu edhe jashtë vendit vazhdon të jetë shumë aktive në profesionin që ushtron.

Ajo së fundi ka qenë e angazhuar në sfilata të brendit “Guess”, ku edhe pozoi për aparatin e një prej fotografeve më të njohura.

Më pastaj, bukuroshja solli të tjera fotografi, të cilat i ka realizuar nga seti i ri ku reklamon kostumet tradicionale.

Oriola u shfaq e veshur me veshje të ndryshme që i bartin nuset shqiptare dhe dukja e saj nuk donte fare koment.

“Llokum me arra

Veshja popullore shqiptare shpesh zbukurohet me elemente simbolike me origjinë antike ilire, si dielli, shqiponja, hëna etj.
Këto kryevepra të bëra me dorë janë bërë me tekstilet më të mira, zbukurime dhe ar …”, shkruan ajo.

Kujtojmë se Oriola Marashi është në lidhje dashurie me futbollistin nga Gjakova, Eros Grezda.