Ministria e Shëndetësisë me njoftim për shërbimet e gastronomisë

Ministria e Shëndetësisë ka përkujtuar qytetarët dhe gastronomet që t’u përmbahen masave antiCOVID.

Nga Ministria e Shëndetësisë u tha se qytetarët janë të obliguar të ulen vetëm 4 persona në tavolinë.

Kësisoj secila kafiteri, hotel apo restorant duhet të respektojë këtë vendim.

Duhet përkujtuar që pas mbylljes dy javore të kafiterive, restoranteve, hoteleve dhe vendosjes së orës policore, Qeveria e Kosovës mori vendim që të hap sërish këto të fundit duke iu lejuar funksionimin deri në ora 22:00.

Me fillim nga ora 22:30 në gjithë vendin ka orë policore dhe kësisoj qytetarëve u ndalohen dalja.

Ministria e Shëndetësisë pati pasur disa takime radhazi me përfaqësuesit e Gastronomisë në vend dhe kësisoj u arrit marrëveshja për hapjen e tyre, në mënyrë që të respektohen këto masa antiCOVID.